Më në fund një shembull i mirë: Prishtina nënshkruan kontratë 7 vjeçare me talenten 13 vjeçare
Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i basketbollit Prishtina për femra, duket se po mendon edhe për të ardhmen dhe gjeneratat e reja.
Bardhekaltërit kanë njoftuar sonte se kanë nënshkruajtur kontratë plotë 7 vite me lojtare e re, Gerta Hoti e cila është vetëm 13 vjeçe dhe ka një gjatësi të konsiderueshme.
Gerta bëhet lojtarja më e re që nënshkruan kontratë profesionale në Kosovë dhe atë plotë 7 vite me një projekt tejet ambicioz si ky i bardhekaltërve.
”Jam me fat qe endrra te jem pjese e Prishtines nje dite mu realizua, kam punuar shume deri ketu ku jam, dua te falenderoj familjen per mbeshtjetje dhe klubin qe po me vlereson dhe mi hapi dyert, dhe ja sot ku jam. Une do te punoj edhe me shume qe perveq klubit te Prishtines neser te jam edhe ne nivele tjera eurpiane dhe boterore. Prishtina është vend i mundesive vlersohen vlerat, punohet me shume seriozitet dhe perkushtim, dua ta falenderoj trajnerin Ibrahim Karabeg qe gjdo dite punoj me mua qe une te ngritem. Unë ju them te gjitha vajzave qe e kane dëshirën te mësohen basketboll ti bashkohen Prishtinës, pasi qe këtu ëndrrat behën realitet”, ka deklaruar ajo për faqen zyrtare të klubit prishtinas.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.