Vjen ‘befasia’ e parë e Botërorit
Prishtinë(AsistiOnline) – Republika Dominikane e ka shkaktuar befasinë e parë të Kampionatit Botëror për meshkujt i cili ka nisur para dy ditësh.
Dominikanët mposhtën Kombëtaren italiane me rezultatin 82-87.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll maksimalisht ngushtë (39-38), derisa në të dytën pjesë, dominikanët e fituan thellë çerekun e tretë (17-31), italianët tentuan rikthimin në periodën e fundit (26-18), por ishte e pamundur dhe kështu pësuan.
Karl Anthony Towns me double-double prej 24 pikëve e 11 kërcimeve dhe Andres Feliz me 24 pikë poashtu, ishin dyshja më e dalluar e dominikanëve në këtë super-fitore.
Te Italia s’mjaftuan, Marco Spissu me 17 pikë e Simone Fontecchio me 13 sosh.
Në gupin A, Republika Dominikane tash ka bilanc të qind për qind me 2 fitore nga 2 ndeshje dhe gjendet e para në tabelë, derisa Italia gjendet e dyta me 1 fitore e 1 humbje.
Në xhiron e tretë, Italia luan ndaj Filipineve e Republika Dominikane takohet me Angolën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.