Basketboll

Gjermania shkruan historinë, mposht SHBA-të dhe arrin finalen e Botërorit

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjermania është finalistja e dytë e Kampionatit Botëror 2023.

Skuadra gjermane e ka fituar gjysmëfinalen ndaj SHBA-ve me rezultat final tejet të ngushtë 111-113, por shumë të vlefshëm.

Rrjedha e ndeshjes ishte tepër interesante, pasi përveç lojës së ngushtë u shënuan edhe shumë pikë me pjesën e parë që u mbyll shumë ngushtë 60-59.

Në pjesën e dytë, Gjermania e nisi shumë më mirë duke e fituar çerekun e tretë bindshëm 24-35, derisa perioda e fundit i takoi SHBA-ve (27-19), por jo mjaftueshëm sa për të fituar.

I gjithë ekipi gjerman sot dha kontribut madhor, por natyrisht që më i dalluari ishte lojtari i Bayernit të Mynihut, Andreas Obst me plotë 24 pikë, Franz Wagner kishte 22, Daniel Theis shtoi 21, Dennis Schroder 17 dhe Moritz Wagner kontriboi me 10 pikë.

Te SHBA-ja s’mjaftuan për fitore, Anthony Edwards me 23 pikë e Mikal Bridges me 17 sosh.

Në finale, Gjermania ndeshet me Serbinë të dielën, derisa për ‘pancerët’ kjo është finalja e parë në një Kampionat Botër.

SHBA-të luajnë me Kanadanë për pozitën e tretë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.