‘Senzacioni’ i Botërorit e demolon Lituaninë për vendin e pestë
Prishtinë(AsistiOnline) – Senzacioni i këtij Kampionati Botëror 2023, pa asnjë mëdyshje do të mbahet në mend, Letonia.
Kombëtarja në fjalë e ka fituar sot duelin për vendin e pestë ndaj Lituanisë me shifra të thella e ndoshta të pabesuara 98-63.
Nga fillimi e deri në fund, letonezët i dominuan për çdo periodë lituanezët sot (28-20, 21-18, 28-9, 21-16), duke shënuar fitore të thellë në fund.
23 vjeçari i Baskonias Arturs Kurucs ishte më i dalluari te Letonia sot me 20 pikë, pasuar nga qendra e Zalgirisit Rolands Smits i cili kishte 16 pikë dhe zbulimi i këtij Botërori, Andrejs Grazulis i Trentos që shtoi 12 pikë.
Te Lituania sot, Rokas Jokubaitis kishte 16 pikë e Jonas Valanciunas 15 sosh.
Me këtë fitore, Letonia mbyll Kampionatin Botëror në pozitën e pestë, pozita më e mirë e ranguar ndonjëherë në historinë e kësaj Kombëtare në Botëror.
Letonia është shembulli më i mirë i Kombëtares dhe lojtarëve, se me mund angazhdim e punë, arrihet çdo gjë.
Ky shtet në matjen e fundit të popullsisë gjatë vitit 2021, rezulton se ka 1.884 million banorë, përafërsisht sa Kosova.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.