Basketboll

Pronari i Golden Eagle bën thirrje për ndaljen e dhunës në sport, ai po i shqyrton seriozisht investimet në basketboll

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas ngjarjeve të dhunshme në Superkupën e Kosovës në basketboll, ka pasur reagime të shumta lidhur me këto akte vandale dhe tepër të rrezikshme.

Njëri nga donatorët kryesorë të viteve të fundit në basketbollin kosovar, pronari i pijes energjike – Golden Eagle, Shaqir Palushi ka reaguar duke bërë apel që të ndalen këto skena të turpshme, duke ju bërë me dije edhe institucioneve përgjegjëse që të marrin masa, pasiqë dikur do të jetë vonë.

Ajo që është më e keqja në reagimin e z.Palushit, është paralajmërimi se kompania e tij po i shqyrton seriozisht investimet në sport e mbi të gjitha në basketboll dhe në rastin më të keq të mundshëm do të mbetej pa ”zemrën” e klubit, ekipi therandas i Yllit. /AsistiOnline.com/

Lexojeni reagimin e plotë të z.Shaqir Palushit:

Komentet janë të mbyllura.