Basketboll
photo by: @Shpend Ahmeti

Derbi gjysmëfinal i Superkupës mes Prishtinës dhe Penzës

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot fillon Superkupa e Kosovës për femra në basketbollin kosovar.

Derbi gjysmëfinal zhvillohet mes Prishtinës dhe Penzës, dy ekipe që për dallim nga vitet e kaluara kanë kryer më pak transfere, megjithatë synojnë trofetë, shkruan AsistiOnline.com

Prishtina sivjet ka mbetur pa lojtaret kyçe, Agnesa Rrahmani, Zërina Shatri e Besjana Martinaj, por ka vazhduar kontratat me disa nga lojtaret e tjera të edicionit të kaluar dhe ka transferuar dy basketbolliste amerikane.

Në anën tjetër edhe Penza ka humbur lojtaren pothuajse kryesore, Jeta Zeka e ka sjellur disa emra të tjerë më të rinj. Klubi i famshëm pejan ka shtuar edhe tri amerikane që do të përkrahen nga basketbollistet e tjera vendore.

Sfida mes Prishtinës dhe Penzës fillon sot nga ora 14:00 e mesditës dhe transmetohet në Sport ose KSport në Artmotion.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.