Bashkimi dhe Trepça në gjysmëfinalen e dytë
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjysmëfinalja e dytë e Superkupës së Kosovës te femrat, zhvillohet poashtu sot.
Bashkimi dhe Trepça ballafaqohen mes vete për të kërkuar vend në finalen e madhe, shkruan AsistiOnline.com
Ekipi nikoqir i këtij turneu, Bashkimi është favorit për të arritur finalen, pasiqë e ka mbajtur boshtin e ekipit nga edicioni i kaluar, ku arriti suksesin historik me fitimin e tripletës.
Ndërsa, Trepça që siç ka mësuar AsistiOnline.com, Trepça ka shtuar në skuadër dy transfere të huaja dhe synon rezultat sa më të mirë sot në këtë garë.
Ndeshja mes prizrenaseve dhe mitrovicaseve fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Sport ose KSport në Artmotion.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.