Basketboll

KOSOVA 3×3 HUMB NË NDESHJEN E PARË NGA SLLOVENIA

Prishtinë(AsistiOnline) – Kosova 3×3 në debutimin e saj historik në garat evropiane para pak çastesh, ka humbur në ndeshjen e parë për kualifikimet në FIBA 3×3 Europe Cup 2019.

Djemtë tanë kanë humbur me rezultatin e përgjithshëm 21-8, ndaj vendit të tretë në ranglistën e FIBA 3×3, pra Sllovenisë.

Arti Hajdari në këtë takim, ishte më i dalluari me 4 pikë, Arian Mehmeti realizoi 3 sosh, si dhe Albatrit Berisha me 1 pikë. Altin Sahiti nuk realizoi pikë.

Kosova 3×3 ndeshjen e dytë e zhvillon nga ora 10:10, ndaj Andorrës.

Komentet janë të mbyllura.