Basketboll

Kosova me dy klubet në grupet e FIBA Europe Cup

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbolli kosovar do të përfaqësohet në një garë evropiane prestigjioze përsëri me dy klube.

Peja dhe Trepça do të luajnë në fazën e rregullt grupore të FIBA Europe Cup, shkruan AsistiOnline.com

Ekipit pejan i takoi vendi falë titullit kampion i Kosovës edhe pse u eliminua nga Liga e Kampionëve në raundin kualifikues.

Derisa, Trepça arriti që ti fitojë dy ndeshje kualifikuese në Estoni dhe arrin fazën grupore me shumë meritë.

Suksesin më të madh në garat evropiane deri tani e mban Prishtina, kur në vitin 2018 kishte arritur deri në top-16 ekipet më të mira të FIBA Europe Cup, duke shkruajtur histori.

Ky është një kapitull historik për basketbollin kosovar në nivel klubesh dhe shpresojmë e besojmë që të kemi paraqitje dinjitoze edhe në grupet e kësaj gare.

/AsistiOnline.com/

Peja vazhdon garat evropiane në FIBA Europe Cup, këta janë tre kundërshtarët e saj

Kundërshtarët dhe orari komplet në grupin e Trepçës në FIBA Europe Cup, mësoni se cili është më i rrezikshëm…

Komentet janë të mbyllura.