Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte starton xhiro e tretë e Superligës së Kosovës te meshkujt me një duel mjaft interesant në program.
Në palestrën ”Shani Nushi” në Gjakovë, dy ekipet pa fitore Vëllaznimi e Prizreni, takohen për t’ia bërë sefte rezultatit pozitiv për këtë edicion, shkruan AsistiOnline.com
Të dyja skuadrat sivjet kanë kryer disa përforcime vendore dhe të huaja, por që ende nuk kanë bindur me lojë dhe mbetet të shihet sonte se kush do ti gëzohet fitores.
Sfida nis nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në kanalet sportive të platformave televizive vendore.
Nesër luhet edhe dy duele të tjera, derisa derbi i xhiros mes Pejës e Trepçës është shtyer.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.