Basketboll

Super talentja 14 vjeçare e udhëheq Prishtinën drejt super-fitores ndaj debutueseve të Peja 03

Prishtinë(AsistiOnline) – Ka nisur stinori i ri në Superligën e Kosovës te femrat me derbi në letër edhe pse jo në parket.

Ekipi i vashave të Prishtinës triumfoi ndaj skuadrës debutuese Peja 03 me rezultat tejet të thellë 59-78.

Fillimi i ndeshjes dhe çereku i parë ishte vendimtar për këtë fitore të skuadrës kryeqytetase të cilin e fitoi thellë (10-25), derisa vendaset e Pejës tentuan rikthimin duke fituar periodën e dytë (16-11), por me të filluar pjesa e dytë, Prishtina u shkëput edhe më shumë në çerekun e tretë (16-25), derisa në periodën e fundit u luajt baraz (17-17) dhe Prishtina fitoi me meritë.

14 vjeçarja Malvina Haziri ishte senzacion në rradhët e Prishtinës sonte me plotë 21 pikë dhe 6 shënime nga 9 tentime për treshe, duke bombarduar koshin kundërshtar, por kishte edhe 3 kërcime, 2 asiste e 1 bllokadë. Haziri u ndihmua sonte edhe nga Asianae Johnson me 23 pikë, Jade Williams me double-double monstruoz prej 14 pikëve e 26 kërcimeve dhe kapitenja Elektra Zykaj që poashtu realizoi double-double prej 12 pikëve e 12 kërcimeve.

Te Peja 03, Zërina Shatri e Besjana Martinaj kishin nga 14 pikë.

Në xhiron e ardhshme, Prishtina i shkon Trepçës e Peja 03 e luan derbin lokal ndaj Penzës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.