Basketboll

SHUMË LËVIZJE NË NBA, SPIKATIN DURANT E IRVING TEK NETS

Prishtinë (AsistiOnline) – Afat kalimtar i bujshëm po zhvillohet në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Kevin Durant dhe Kyrie Irving janë lojtarët më të rinjë të Brooklyn Nets, përderisa nga këta të fundit është larguar, D’Angelo Russell që ka nënshkruar me Golden State Warriors.

Irvingun tek Celtics do ta zëvendësojë, Kemba Walker. Përderisa, Igouadala pritet të kalojë tek Memphis. Ambient pritet të ndërrojë edhe Al Horford që nga Celtics do të kalojë tek Philadelphia. Bojan Bogdanovic pritet të kalojë tek Utah Jazz.

Disa transfere të tjera janë, nënshkrimi i Derrick Rose me Detroit Pistons. Kalimi i Trevor Arizas tek Sacramento. Ndërsa mund të përmendet edhe nënshkrimi i Julius Randle me Pelicans.

Para këtyre lëvizjeve, kalim i jashtëzakonshëm ishte Anthony Davis tek Lakers që u bashkua me LeBron Jamesin. Ndërsa si dështim mund të llogariten Knicks që synuan lojtarë të shumtë por s’morën asgjë.

Komentet janë të mbyllura.