Basketboll

DISA NGA LËVIZJET E FUNDIT NË EUROLEAGUE

Prishtinë (AsistiOnline) – Përfundimi i stinorit në basketbollit evropian, ka kohë që ka mbaruar. Ndërsa përgatitjet e ekipeve më të mëdha evropiane për stinorin e ri veçse kanë filluar.

AsistiOnline.com ju sjellë disa prej nënshkrimeve ose ri-vazhdimeve të kontratave të ekipeve të Euroligës me lojtarë që kanë ndodhur deri më tani.

Kampionët e sivjetmë të Euroligës CSKA Moska, deri më tani kanë vazhduar kontratat me Will Clyburn, Semen Antonov si dhe Nikita Kurbanov, përderisa kanë nënshkruajtur me lojtarin e Baskonia Gastez, Johannes Voigtmann. Nga CSKA-ja është larguar pothuajse lojtari kryesorë, Nando De Colo.

Real Madridi ka vazhduar kontratat me qendrën gjigante, Walter Tavares si dhe shuterin Jeffrey Taylor.

Barcelona pritet ta rikthejë në Evropë, Nikolla Miroticin nga NBA-ja.

Zalgiris Kaunas ka nënshkruajtur me fundorin, Lukas Lekavicius që së fundmi luajti tek Panathinaikosi.

Maccabi Tel Aviv, deri tani ka nënshkruar me Nate Wolters nga Zalgirisi, si dhe ka vazhduar kontratën me qendrën amerikane, Tarik Black.

Fundori grek, Kostas Slouskas do të jetë edhe për tre vite tek Fenerbahçe. Kontratë të re me ekipin turk ka nëshkruajtur edhe Luigi Datome. Ndërsa, Nicollo Melli dhe Marko Guduric po shkojnë NBA-së.

Qendra e ekipit spanjoll Baskonia, Tornike Shengelia është drejt largimit nga ekipi bask, por destinacioni i tij i ri, ende nuk dihet.

Edwin Jackson është larguar nga Buducnosti dhe është rikthyer tek skuadra franceze, LDLC ASVEL.

Olympiacosi i Greqisë ka nënshkruajtur me fundorin, Kevin Punter.

Panathinaikosi grek ka nënshkruajtur me ish-lojtarin e Barcelonës, Tyrese Rice.

Ekip spanjoll Valencia Basket, që sivjet rikthehet në Euroligë e ka transferuar alo-qendrën e Anadolu Efesit që është nën-kampion i Euroligës, Brock Motum.

Deri më tani këto janë disa nga lëvizjet zyrtare në ligën më të fortë të basketbollit në Evropë. Për risitë e radhës, do të mbaheni të informuar nga AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.