Kjo fundjavë që po vjen do të sjellë ndeshje interesante në xhiron e pestë të Prince Caffe Superligës.
Sfida kryesore pritet të zhvillohet mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, ku të dy skuadrat numërojnë nga tri fitore dhe një humbje. Dy skuadrat kanë traditë në basketbollin e Kosovës dhe sfidat mes tyre gjithmonë kanë qenë interesante dhe kështu pritet edhe të dielën.
Ndërkohë, ndeshja e parë e kësaj xhiro është ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe Trepçës. Prizrenasit kanë një fitore e tri humbje, ndërsa e kundërta është me mitrovicasit që kanë tri fitore e një humbje.
Vëllaznimi është skuadra e vetme në elitë që nuk di për fitore, kurse këtë xhiro e pret Golden Eagle Yllin, që po ashtu nuk e ka nisur mirë edicionin e ri, me një fitore e tri humbje.
Java e pestë do të mbyllet me ndeshjen mes Pejës dhe Istogut. Pejanët janë skuadra e vetme me katër fitore në elitën e basketbollit, derisa istogasit kanë një fitore e tri humbje.
Java 5-Prince Caffe Superliga
E shtunë
17:00 Proton Cable Prizreni – Trepça
19:00 Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli
E diel
16:00 Sigal Prishtina – Bashkimi
20:30 Peja – Istogu
Komentet janë të mbyllura.