Basketboll

Vazhdon seria pa humbje e kampiones, Ahmeti përsëri me paraqitje pozitive

Prishtinë(AsistiOnline) – Ka vazhduar seria pozitive e kampiones aktuale të Kosovës, Pejës edhe në xhiron e pestë.

Verdhzerinjët kanë fituar në shtëpi ndaj Istogut me rezultat 84-69.

Pjesa e parë ishte dominim i madh për ekipin e Rami Hadar që mbylli pjesën e parë me avantazh goxha të thellë (46-29), derisa në pjesën e dytë gjërat ndryshuan paksa.

Perioda e tretë u mbyll baraz me pikë të shënuara (19-19), gjersa në periudhën e fundit Istogu tentoi rikthimin por ishte i pamundur (19-21) dhe fitorja në fund i takoi Pejës.

10 minuta dhe 11 pikë, përsëri paraqitje tejet pozitive për të riun nga Peja, Andi Ahmeti i cili kishte 3 treshe nga tentime dhe shtoi edhe një dyshe. Në këtë fitore të Pejës sonte u dalluan edhe Tervell Beck me 26 pikë e 12 kërcime dhe Jacob Calloway me 18 pikë.

Te Istogu paraqitje pozitive kishin, Matthew Lang me 18 pikë, Tyrese Prince me 14 dhe kapiteni Nderim Januzaj që shtoi 12 pikë.

Pas pesë xhirove, Peja mbetet ekipi i vetëm në Superligën e Kosovës me 5 fitore nga 5 ndeshje, derisa Istogu ka 4 humbje e 1 fitore.

Në xhiron e pestë, Peja i shkon Prishtinës e Istogu e pret Vëllaznimin.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.