Basketboll

Osmani dhe Spahiu me paraqitje të zbehta në këtë fillim stinori në Turqi

Prishtinë(AsistiOnline) – Ka nisur edicioni i ri në pothuajse të gjitha ligat kombëtare e ndërkombëtare të basketbollit.

Megjithatë, një start jo i mirë po ndodh për dy lojtarët me prejardhje shqiptare që luajnë në Turqi, shkruan AsistiOnline.com

Erxhan Osmani e Kenan Spahiu po paraqiten zbehtë me ekipet e tyre.

Osmani që sivjet u transferua te dy herë kampioni i Evropës dhe kampioni aktual i Turqisë, Anadolu Efes, po luan me 13 minuta me 5 pikë, 0.8 kërcime e 0.3 asiste në 4 ndeshje, madje në sfidën e këtij vikendi ndaj Bahcesehir Coleji, u paraqit 8 minuta, por nuk shënoi asnjë pikë.

Zbehtë në këtë fillim të sezonit po luan edhe Kenan Spahiu me Pinar Karsiyakën, që ka mesatare prej 7.5 pikë, 2.5 kërcime dhe 4.3 asiste, derisa në duelin e fundit ndaj Turk Telekomit luajti 18 minuta dhe realizoi 3 pikë, 6 asiste e 1 kërcim. /AsistiOnline.com/

Lexo edhe:

Maxhuni bën edhe një paraqitje të bujshme për Le Portel, që fituan ndaj rivalit të Trepçës në FEC

Komentet janë të mbyllura.