Prishtinë(AsistiOnline) – Te shqiptarët në botë është lajm i mirë forma e ekipeve të trajnerëve kosovarë, Besim Maxhunit e Illmen Bajrës.
Maxhuni është lider në Ligën e parë të Finlandës me Raiders Basket, ku nga 3 ndeshjet e para ka korrur 3 fitore, shkruan AsistiOnline.com
Gjersa, formë fantastike në Bundesliga 2 të Gjermanisë për femra po kalon edhe Homburgu që drejtohet nga tekniku prizrenas Illmen Bajra, ku pas 4 ndeshjeve ka po aq fitore.
Urojmë që forma e tyre të vazhdojë kështu. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.