Basketboll

EKIPET PËRFAQËSUESE VAZHDOJNË ME STËRVITJE INTENSIVE

Ekipet Përfaqësuese të Kosovës të grupmoshave të reja po vazhdojnë me stërvitje intensive para kampionateve evropiane në të cilat do të marrin pjesë. Të premten në Evropianin e Divizionit B (U18), do të paraqiten vashat e Kosovës të kësaj moshe, derisa ekipet e tjera janë duke u stërvitur intensivisht në Prishtinë.

Vashat e Kosovës U-18, të enjten do të kenë stërvitjen e parë në Shkup, derisa të premten zhvillojnë ndeshjen e parë, ndaj Sllovenisë, nga ora 14:15.

Ndërkohë, Kosova U-20 dhe Kosova U-18 në konkurrencën e meshkujve po stërviten intensivisht për Kampionatet Evropiane, Divizioni B, kurse të mërkurën kanë zhvilluar edhe një ndeshje mes tyre. Gjithashtu edhe Kosova U-16 (M), ka tubime të rregullta për të pasur një paraqitje sa më të mirë në Evropian.

Edhe vashat e Kosovës U-20 dhe U-16, po vazhdojnë me përgatitje për Kampionatet Evropiane.

Stërvitjet janë duke u zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, si dhe palestrën “1 Tetori”. /FBK

Komentet janë të mbyllura.