PONTE PRIZRENI NIS RIORGANIZIMIN, RINOVON KONTRATËN ME MENDRIT ADEMIN
Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit ka nisur me riorganizimin përbrenda skuadrës për edicionin e ri.
Ekipi që do të drejtohet nga Arbnor Rifati edhe për një stinor, ka njoftuar se ka rinovuar kontratën me lojtarin e ri vushtrrias, Mendrit Ademi.
“Lojtari i cili është aktivizuar si U-18 vushtrriasi Mendrit Ademi sot ka nënshkruar kontratën edhe për një edicion. Në ditët në vazhdim do bëhen edhe zyrtarizime të reja”, shkruan faqja zyrtare e Ponte Prizrenit.
Ponte Prizreni stinorin e kaluar debutoi për herë të parë në Superligë dhe ishte ndër skuadrat më të papërshtshme për tu mposhtur.
Komentet janë të mbyllura.