Basketboll

Peja dhe Trepça nesër zhvillojnë ndeshjet e rradhës në FIBA Europe Cup (Gjendja e grupeve)

rishtinë(AsistiOnline) – Dy skuadrat tona kosovare, Peja dhe Trepça nesër i zhvillojnë ndeshjet e rradhës në kompeticionin prestigjioz evropian, FIBA Europe Cup.

Ekipi i Pejës ka udhëtuar drejt Polonisë ku do të luajë nesër ndaj ekipit të Spojnias në Stargard me fillim nga ora 18:30.

Në anën tjetër, Trepça është nisur drejt Francës, ku do të ndeshet me skuadrën e Gravelines në qytetin me po të njejtin emër të ekipit, nesër me fillim nga ora 20:00.

Vlen të ceket se Peja ka një fitore e një humbje në dy xhirot e para të grupit.

Derisa, Trepça ende nuk e ka shijuar fitoren pasi javën e kaluar pësoi në shtëpi nga Leideni e Galil Elioni është tërhequr përfundimisht nga gara.

/AsistiOnline.com/

Grupi i Pejës
Grupi i Trepçës

Komentet janë të mbyllura.