Basketboll

Peja e pandalshme, arrin edhe fitoren e shtatë nga shtatë ndeshje

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja e ka vazhduar formën perfekte në elitën e basketbollit kosovar.

Verdhezinjët kanë triumfuar ndaj Bashkimit në ”Karagaç” me rezultat 91-83.

Sfidën më mirë e nisën mysafirët, duke arritur epërsi në 9:20, por nga ky moment pejanët hyn në një seri të suksesshme, duke ngushtuar shifrat në 16:20, sa përfundoi çereku i parë. Pejanët nuk u ndalën as në periudhën e dytë dhe bën përmbysjen ndaj prizrenasve, për të shkuar në pushim me rezultat 39:32.

Edhe çerekun e tretë e kontrolluan vendasit që kishin epërsi deri në 12 pikë, 64:52, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 64:54. Përkundër tentimeve nga mysafirët, verdhezinjtë ruajtën epërsinë dhe triumfuan 91:83.

Më i dalluari te Peja sërish ishte Justin Davis me 28 pikë, 11 kërcime e gjashtë asistime, ndërsa te Bashkimi u dalluan Erik Copes me 16 pikë e 11 kërcime, Isiah Umipig me 29 pikë dhe Grant Lozoya me 24 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime.

Peja ka shtatë fitore në shtatë ndeshje, njëherësh skuadra e vetme pa humbje, kurse Bashkimi numëron tri fitore e katër humbje.

Komentet janë të mbyllura.