Basketboll

Mos e huqni: Sonte nga ora 20:00 ritransmetimi i ASIST-it 555

Adhurues të basketbollit sonte nga ora 20:00 në Sport 1 n’ Artmotion dhe pas Edicionit Special në Klan Kosova, do ketë ritransmetim të ASIST-it me shifra speciale 555.

Analiza speciale e ndeshjes dramatike KB Vëllaznimi – KB Peja ku kuqezinjtë pas vazhdimeve njoftuan liderin me disfatën e parë sivjet.

EKSKLUZIVE: intervista me Edon Maxhuni i cili po shkëlqen në Francë dhe është në top formë duke qenë lider i ekipit.

Mysafirë sonte janë analistët e respektuar Dren Zatriqi dhe Altin F. Sahiti

MOS E HUQNI!

Me shifra që për koincidencë përkon me numrat 5 që Agoni e Ulpiana dikur i kanë bartur në fanellat e tyre si lojtarë

sjell analizën speciale të ndeshjes dramatike KB VëllaznimiKB Peja ku kuqezinjtë triumfuan pas vazhdimeve duke njoftuar liderin me disfatën e parë sivjet.
Mysafirë sonte janë analistët e respektuar Dren Zatriqi dhe Altin F. Sahiti. Fillimisht Dreni e Altini do ta analizojnë paraqitjen e Pejës në FIBA Europe Cup kundër Chemnitzit.

Në pjesën e dytë ASISTI 555 me mysafirë analizon xhiron 8 e cila e hapi ciklin e dytë të edicionit vjeshtor të Prince Cafe Superligës ku përveç duelit dramatik Vëllaznimi – Peja, diskutohen edhe tri ndeshjet tjera të bukura: KB BashkimiK.B. Golden Eagle YLLI, KB TREPÇAKB Istogudhe KB PrizreniKB Prishtina.

Si e vlerësojnë Dreni e Altini gjendjen aktuale tabelore, formën e skuadrave dhe vazhdimin e vjeshtës?

Në fund të bllokut të elitës së basketbollit kosovar vijnë edhe blloqet speciale Pesëshja, MVP dhe Top Aksionet e Javës në ASIST
ASISTI 555 sjell edhe basketbollin femëror sivjet shumë interesant.

Si çdo të hënë ashtu edhe sonte lajmet ndërkombëtare fillojnë me bllokun shumë të dashur dhe special për të gjithë ne, Shqiptarët në Botë së bashku me ekskluzivë: intervista me Edon Maxhuni i cili po shkëlqen në Francë dhe është në top formë duke qenë lider i ekipit.

Krejt në fund, nga NBA vijnë lajmet më të reja dhe risia e quajtur In Season Tournament.

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 555 me asistuesit tuaj Agon Fehmiun e Ulpiana Emra nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe pas mesnatës dhe BBVK 2 në Klan Kosova

Komentet janë të mbyllura.