Basketboll

Derbi në Therandë, Ylli ndeshet me Prishtinën

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e dhjetë e Superligës së Kosovës te meshkujt mbyllet sonte në Therandë.

Dy herë kampioni i Kosovës, Ylli e pret në shtëpi klubin më të trofeshëm shqiptar, Sigal Prishtinën.

Në vitet e fundit sa herë që luajnë këto dy skuadra, zhvillohet rivalitet i madh në parket e njejtë pritet të jetë edhe sot.

Deri tani tani, therandasit kanë pesë fitore e katër humbje, ndërsa prishtinasit pesë fitore e tri humbje.

Ndeshja fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport1.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.