Basketboll

Istogu thotë se lufta për mbijetesë s’ka përfunduar, prezanton dy përforcime vendore

Prishtinë(AsistiOnline) – Istogu ka prezantuar sot dy përforcime të reja për skuadrë.

Në faqen zyrtare të klubit është thënë se lufta e tyre për mbijetesë s’ka përfunduar dhe se me 2 ardhjet e fundit, si dhe bisedomet me dy vendorë të tjerë, pas afatit kalimtar Istogu do ta ketë një paraqitje krejtësisht tjetër.

Istogut i janë bashkuar dyshja Drilon Shala nga Golden Eagle Ylli dhe Donat Rexhepi nga Vëllaznimi.

Klubi në fjalë deri tani ka vetëm 1 fitore e 12 humbje, derisa Proton Cable Prizreni që është i parafundit ka 4 fitore e 9 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.