Basketboll

Fitorja e katërt rradhazi për Prishtinën që mposht Vëllaznimin

Në një sfidë interesante, Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit me rezultat 97:93 (23:25, 29:14, 26:31, 19:23), në javën e 14-të të Prince Caffe Superligës.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, me mysafirët që kishin epërsi të lehtë dhe e fituan këtë pjesë 23:25. Në periudhën e dytë, pranë shifrave 24:29, vendasit hyn në një seri të suksesshme për të kaluar në epërsi 37:29, e më pas e ngritën epërsinë në 52:39, sa përfundoi pjesa e parë.

Në periudhën e tretë, kuqezinjtë disa herë tentuan të rikthehen, por prishtinasit nuk lejuan përmbysjen, derisa rezultati pas 30 minutash ishte 78:70. Kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe luftuan deri në fund, duke afruar shifrat në 93:91 dhe 95:93, madje pranë këtyre shifrave të fundit kishin edhe një tentim për tri pikë, por Ray nuk ishte i saktë dhe Sigal Prishtina triumfoi në fund 97:93.

Te vendasit u dalluan Steven Davis me 20 pikë e 11 kërcime, Shaheed Davis me 23 pikë e shtatë kërcime dhe Fisnik Rugova me 20 pikë e katër kërcime, kurse te mysafirët u dalluan Samuel Sessoms me 25 pikë e pesë asistime dhe Burim Zekiqi me 17 pikë e katër kërcime.

Bardhekaltrit kanë nëntë fitore e pesë humbje, ndërsa kuqezinjtë shtatë fitore e shtatë humbje.

Komentet janë të mbyllura.