Basketboll

Petar Mijoviç përfundimisht nuk vjen në basketbollin kosovar, punësohet tek senzacioni i ABA Ligës

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i mirënjohur malazez, Petar Mijoviç përfundimisht nuk do të drejtojë skuadër në basketbollin e Kosovës, së paku sivjet.

Kjo pasiqë ai sot është prezantuar me post të ri tek klubi senzacion i ABA Ligës në dy vitet e fundit, ”Studentski Centar” i cili sivjet fitoi Superkupës e ABA Ligës duke thyer të gjitha parashikimet pasi mposhti ekipin e fuqishëm serb që luan edhe në Euroligë, Partizan.

Trajneri 41-vjeçar po rikthehet në ekipin tonë ku do të jetë kryetrajner i ekipit të të rinjve, koordinator i përzgjedhjeve më të reja dhe trajner për punë individuale me lojtarë të rinj të talentuar. 

Petar Mijoviq e drejtoi qendrën e ekipit tonë deri në vitin 2019, pas së cilës punë, e mori përsipër ekipin e Buduçnostit. Pas Buduçnostit, Mijoviq ishte në krye të shtabit stërvitor të Slask nga Wroclaw (Poloni) dhe Atomeromu (Hungari). Nga prilli deri në nëntor 2023, ai u rikthye në Buduçnost, ku udhëhoqi ekipin drejt titullit të kampionit të Malit të Zi. Peko, mirë se erdhe tek Studentët”, shkruan njoftimi i klubit malazez.

Sa për informatë dy ekipet kosovare, Sigal Prishtina dhe Bashkimi para pak javësh kishin biseda zyrtare për rikthimin e tij në basketbollin kosovar, kjo pasiqë edhe në të kaluarën ai kishte drejtuar ekipet në fjalë, por që një gjë e tillë nuk u arrit.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.