Basketboll

Ish basketbollisti amerikan i Bashkimit, s’ndalet së përkujtuari Illmen Bajrën

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti i Bashkimit, Terik Bridgeman vazhdon ta përkujtojë me shumë mall ish trajnerin e tij te skuadra prizrenase, të ndjerin Illmen Bajra.

22 ditë pas vdekjes së Bajrës, amerikani që kishte bërë karrierë te Bashkimi po vazhdon ta mbajë në foton e profilit trajnerin Bajra që gjatë sezonit 2019/20 e kishte trajnuar dhe këshilluar në forma të ndryshme.

Shihet qartë se edhe Bridgeman ka kujtime të jashtëzakonshme me Bajrën, njeriun që kushdo që e njohu mori vetëm kujtime të mira nga ai.

Bridgeman te Bashkimi kishte shkëlqyer me 19 pikë e 10 kërcime në 21 ndeshje të Superligës së Kosovës. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.