Basketboll

EKSKLUZIVE: RAHOVECI AFËR ARRITJES SË MARRËVESHJES ME LEONARD MEKAJN

Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit po vazhdon me konsolidimin e skuadrës për stinorin e ri.

Pas zgjedhjes së trajnerit Plantak, si dhe zyrtarizimit të pjesëmarrjes në FIBA Europe Cup, “vreshtarët” tani janë duke negociuar me lojtarë për ta përforcur ekipin.

AsistiOnline.com merr vesh ekskluzivisht nga burime anonime përbrenda klubit të Rahovecit se ata janë në bisedime të avancuara me fundorin, Leonard Mekaj dhe në ditët e ardhshme pritet të finalizohet marrëveshja mes tyre.

Në ditët në vijim pritet të dihet fati i kësaj marrëveshje eventuale në mes të dyja palëve. Ditëve të fundit, Rahoveci është lidhur edhe me një transferim të mundshëm për Samir Zekiqin.

 

Komentet janë të mbyllura.