Dy trajnerët maqedonas që sot ndeshen në derbin lokal të Prizrenit, kanë edhe një të përbashkët
Prishtinë(AsistiOnline) – Sot zhvillohet derbi lokal i basketbollit prizrenas.
Bashkimi dhe Proton Cable Prizreni luajnë mes vete në kuadër të xhiros së 18-të.
Në këtë derbi lokal do të ketë risi, pasi për herë të parë të dyja ekipet i drejtojnë dy trajnerë nga Maqedonia e Veriut.
Bashkimi prej disa ndeshjeve po drejtohet nga Alek Jonçevski e për ekipin e Proton Cable Prizrenit në krye të shtabit sonte pritet të debutojë Igor Mihajlovski.
Trajnerët në fjalë kanë një të përbashkët, pasi të dy kanë drejtuar ekipin maqedonas KK Kozhuv nga Gjevgjelija.
Jonçevski e drejtoi ekipin e Kozhuvit deri në dhjetor e ku më pas dha dorëheqje pas rezultateve jo të mira të ekipit dhe erdhi te Bashkimi. Alek që është edhe selektor i Maqedonisë së Veriut, vitin e kaluar disa ndeshje drejtoi edhe Trepçën.
Në anën tjetër, Mihajlovski e kishte drejtuar Kozhuvin në stinorin e kaluar në 8 ndeshje me bilanc prej 3 fitoreve e 5 humbjesh. Në fakt për Mihajlovskin ky ishte angazhimi i dytë në Kozhuv pasi më herët e drejtoi këtë ekip edhe në sezonin 2016/2017. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.