Basketboll

KOSOVA(U-20 M) E NISIN ME HUMBJE TË THELLË EVROPIANIN NË PORTUGALI

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U-20 në konkurencën e meshkujve e ka nisur me humbje të thellë Evropianin – Divizioni B.

”Dardanët” janë mposhtur me rezultat të thellë nga Estonia të cilët e diktuan lojën më mirë për çdo çerek dhe në fund arritën fitore me plotë meritë 86-37.

Në fitoren e estonezëve sot spikatën, Mart Rosenthall me 14 pikë dhe Mark Jaakson me 12 pikë.

Tek Kosova s’mjaftuan për fitore, Leon Neziri me 12 pikë e Meriton Ismaili me 9 pikë.

Kosova ndeshjen e dytë në këtë Evropian e zhvillon nesër me fillim nga ora, 17:00 ndaj Holandës.

Komentet janë të mbyllura.