Basketboll

Në ”Final Eight”-in e Kupës do të ketë udhëtim të tifozërive mysafire

Prishtinë(AsistiOnline) – Nga 13 e deri më 17 shkurt do të mbahet Final Eight i Kupës së Kosovës të cilin do ta  organizojë KB Vëllaznimi në Gjakovë.

E në këtë turne do të kemi edhe udhëtim të tifozërive mysafire, kështu ka paralajmëruar komentatori i njohur i sportit në Artmotion, Lirim Peci.

”Përpos rivalitetit të madh mes skuadrave pritet edhe një organizimin shembullor nga zyrtarët e Vëllaznimit, gjatë zhvillimit të ndeshjeve do të jenë të pranishëm edhe të gjitha grupet e tifozërive çka do ta bëj edhe më madhështore këtë ngjarje e cila sigurisht që do të transmetohet në Platformën më të madhe në trojet shqiptare, Artmotion”, ka shkruajtur Lirim Peci në llogarinë e tij në Facebook.

Përballjet çerekfinale të Kupës janë:

Trepça – Istogu

Prishtina – Prizreni

Peja – Bashkimi

Ylli – Vëllaznimi.

Në gjysmëfinale takohen, fituesi i duelit Trepça – Istogu me fituesin e duelit, Ylli – Vëllaznimi dhe fituesi i duelit, Prishtina – Prizreni me fituesin e duelit, Peja – Bashkimi. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.