KOSOVA(U-18 F) E MBYLLIN ASHTU SI E NISËN, MËSONI RENDITJEN PËRFUNDIMTARE TË TYRE
Prishtinë (AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U-18 në konkurencën e femrave e ka përmbyllur përfundimisht avanturën në Kampionatin Evropian – Divizioni B që u mbajt në Shkup të Maqedonisë.
Ditën e sotme vashat kosovare kanë pësuar humbje nga Maqedonia me shifrat 65-86. Përderisa kjo ishte ndeshja e fundit e Kosovës në këtë kampionat.
Kosova renditet në këtë kampionat në vendin e 22-të, duke e mbyllur me 7 ndeshje të zhvilluara dhe duke pësuar 7 humbje.
Duhet cekur se vashat kosovare në këtë kampionat ishin më të reja se bashkëmoshataret e tyre dhe për këtë rezulatet nuk ishin të mira.
Komentet janë të mbyllura.