ISH-LOJTARI I REAL MADRIDIT PËSON AKSIDENT TË RËNDË, MOMENTALISHT GJENDET NË KOMË
Prishtinë(AsistiOnline) – Lojtari serb, Ognjen Kuzmic ka pësuar një aksident të rëndë me veturë dhe aktualisht gjendet i shtrirë në spital në gjendje kome.
Kuzmic që po lufton me jetën, sot ka pësuar një aksident të rëndë me veturë dhe gjendja e tij është në rrezik jete.
Kuzmic që ka karrierë edhe në NBA, së fundmi kishte luajtur tek Real Madridi, përderisa në këtë afat kalimtar është transferuar tek skuadra serbe, Crvena Zvezda që do të luajë në Euroligë.
Kuzmic është edhe anëtar i Përfaqësueses serbe në basketboll.
Komentet janë të mbyllura.