Prishtinë(AsistiOnline) – Sot vazhdon me ndeshje turneu i Kupës së Kosovës që po mbahet në Gjakovë.
Në Kupën e Ligës së parë luhet dueli gjysmëfinal mes Vushtrrisë dhe New Basketit nga Prizreni.
Në duelet direkte të Ligës, Vushtrria e ka mposhtur dy herë New Basketin dhe mbetet të shihet se si do të përfundojë sot kjo sfidë.
Ndeshja fillon nga ora 14:00 dhe transmetohet direkt në Artsport1.



