Trepça falenderon Gjakovën për mikpritjen
Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça mbrëmë e fitoi Kupën e Kosovës për vitin 2024.
Ekipi mitrovicas sot ka postuar një falenderim të veçantë për qytetin e Gjakovës, duke iu referuar me fjalën ”Në Gjakovën mike”.
”Jemi larguar nga Gjakova me mbresat më të mira. Kemi konfirmuar e rikonfirmuar vlerat e jashtëzakonshme të këtij qyteti.
Tri ditë në Gjakovë shkuan shpejtë e si më mirë. Ishim në shtëpinë tonë, në simbolin e shqiptarisë. Një organizim i shkëlqyer dhe madhështim i garës për Kupë. U larguam si fitues, por edhe më të pasur për shumë miq e dashamirë. Faleminderit Gjakovë lule e gjakut”, shkruan në postimin e Trepçës.
Trepça mbrëmë e festoi triumfin në Kupën e Kosovës duke e mposhtur Prishtinën në një super finale me vetëm 2 pikë diferencë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.