Derbi për sonte në Gjakovë
Prishtinë(AsistiOnline) – Përballja e fundit dhe njëkohësisht derbi i ditës së dytë në Superligën e Kosovës zhvillohet sonte në Gjakovë
Atje takohen Vëllaznimi dhe Bashkimi, në një ndeshje që është shumë e vlefshme në luftën për play off.
Momentalisht, kuqezinjtë janë në vendin e pestë me nëntë fitore e 13 humbje, kurse prizrenasit menjëherë pas tyre në vendin e gjashtë me tetë fitore e 14 humbje.
Ndeshja e sontme fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport2.
Komentet janë të mbyllura.