Basketboll

Derbi i ditës së sotme në Therandë, Ylli e pret Prishtinën

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot vazhdon me dy ndeshjet e fundit xhiro e 24-të e Superligës së Kosovës te meshkujt.

Derbi për sot luhet në palestrën ”13 Qershori” të Therandës, atje ku takohen Ylli dhe Prishtina në duelin direkt për vendin e tretë.

Të dy skuadrat kanë grumbulluar nga 14 fitore e nëntë humbje dhe është shumë i rëndësishëm para garave përfundimtare.

Ndeshja fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Artsport1.

 

 

Komentet janë të mbyllura.