Basketboll

Sonte në ASIST një dyshe shumë simpatike e mysafirëve me 433 centimetra gjatësi

Adhurues të basketbollit ASISTI 573 vjen me aksionin e  elitës së basketbollit kosovar dhe Prince Cafe Superligës e cila zhvilloj xhiron 25 me tri ndeshje të zjarrta.

Dy ndeshjet e së shtunës, Vëllaznimi – Trepça në Gjakovë dhe Peja – Ylli në Pejë ishin fantastike dhe me finish dramatik në sekondat e fundit kurse të dielën në Sezai Surroi dy skuadrat prizrenase zhvilluan derbin lokal vendimtar për Play Off dhe Out.

Proton Cable Prizreni dhe Bashkimi u ndeshën në duelin që pak a shumë përcaktoj se cila nga skuadrat prizrenase shkon në Play Off dhe cila në Play Out andaj edhe sonte kemi ftuar mysafirë special përfaqësuesit e dy skuadrave prizrenase.

Të dy mysafirët tonë sonë së bashku i kanë 433 centimetra: gjiganti i Proton Cable Prizrenit dhe gjithmonë mysafiri i dashur, Urim Zenelaj me 215 centimetrat e tij dhe gjiganti tjetër me 218 centimetra vjen nga Bashkimi, Dren Dedushaj

–          Çka mendojnë se vendosi?

–          Pse janë në kriz të dyja skuadrat sivjet?

–          A do të bashkohen dy ekipet prizrenase?

–          Si e shohin formën e skuadrave të tyre dhe atyre rivale?

–          Si e parashohin Play Offin dhe kush mund të befasoj?

–          Çka mund të vendos në fund për titull?

Këto dhe shumë më shumë në intervistën me dy gjigantët e basketbollit kosovar Urim Zenelaj e Dren Dedushaj.

ASISTI 573 sjell edhe raportet e analizat komplete të Vëllaznimi –Trepça, Peja – Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtina – Istogu me Pesëshen, MVP-in dh Top Aksionet e Javës

Natyrisht edhe sonte ASISTI sjell lajmet e basketbollit femëror me Ligën Unike dhe Superligën e Femrave, Ligën Ballkanike dhe si çdo të hënë blloku shumë i dashur e special Shqiptarët në Botë, së bashku me lajmet më interesante të javës NBA në ASIST.

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 573 direkt nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe pas Edicionit Special në Klan Kosova

Komentet janë të mbyllura.