Prishtina pa Dardan Berishën nuk din për fitore në Superligën e Kosovës
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra më e trofeshme shqiptare, Sigal Prishtina në xhirot e fundit po kalon nëpër krizë rezultatesh.
Një pjesë të fajit e kanë edhe lëndimet e shumta, sidomos të kapitenit Dardan Berisha për cilësitë e të cilit nuk ka se çfarë të flitet.
Në fakt, që nga lëndimi i Dardanit nga finalja e Kupës së Kosovës e këtej, Prishtina nuk di për fitore dhe në rastin më të keq ka vetëm një triumf, por ndaj ekipit të ç’regjistruar nga garat e Superligës, Istogut.
Dardani është lënduar me Përfaqësuesen e Kosovës në parakualifikimet për Botërorin 2027, derisa deri atë kohë po gëzonte formë tejet të lartë, madje ndaj Azerbejxhanit për 19 minuta kishte realizuar 20 pikë e 4 asiste. Ai edhe ndaj Irlandës për 25 minuta kishte pasur 19 pikë.
Dardani edhe me Prishtinën sidomos në xhirot e fundit ka pasur formë të lartë, duke luajtur me mesatare prej 15 pikëve, 3.2 asisteve e 3.1 kërcimeve.
Ende nuk dihet data e saktë e rikthimit të tij, por flitet se mund të ndodhë në javën e dytë të prillit ose nga mesi i muajit të përmendur.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.