Basketboll

Vëllaznimi me fitore të lehtë ndaj Istogut

Vëllaznimi ka shënuar fitore ndaj Istogut me rezultat 97:68 (23:13, 23:14, 26:23, 25:18), në javën e 27-të të Prince Caffe Superligës, duke u rikthyer në vendin e pestë.

Ashtu si ishte pritur, kuqezinjtë ishin më shumë të motivuar dhe para publikut vendas u rikthyen te fitorja, ku ishin më të mirë nga fillimi se istogasit për të triumfuar me rezultat 97:68.

Daniel Lekndreaj ishte më i miri te vendasit me 31 pikë, 17 kërcime e pesë asistime, derisa Donat Rexhepi shënoi 20 pikë për mysafirët.

Vëllaznimi ka 12 fitore e 15 humbje, kurse Istogu një fitore e 26 humbje.

Komentet janë të mbyllura.