Trepça dhe Kamza e hapin sot “Final Eight”-in e Ligës Unike
Nga sot e deri të dielën qyteti i Vlorës është mikpritës i Final 8 të Ligës Unike te meshkujt
Për herë të parë, ky event i basketbollit mbarëshqiptar organizohet në qytetin e bukur, por edhe historik.
Në Final 8 Liga Unike garojnë katër skuadrat më të mira nga Kosova e Shqipëria, duke premtuar spektakël të basketboll në parket dhe tribuna.
Përballja e parë do jetë sonte mes ekipit nga Kosova, Trepça dhe atij nga Shqipëria, Kamza.
Kjo ndeshje fillon sonte nga ora 16:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion/Kujtesa.
Komentet janë të mbyllura.