Sonte ndeshja e dytë e finales mes Prishtinës e Bashkimit te femrat
Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte luhet ndeshja e dytë e serisë finale nga Superliga e Kosovës te femrat.
Prishtina e pret Bashkimin e Prizrenit në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve nga ora 17:00.
Në duelin e parë kishte triumfuar ekipi i Bashkimit me 6 pikë dallim, por vetëm para dy ditësh Prishtina e mposhti ekipin portokalli në finale të Ligës Unike dhe fitoi trofeun, andaj pritet që sonte të jetë finale e fortë.
Ndeshja fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Sport.
Komentet janë të mbyllura.