Basketboll

KOSOVA(U-20) FITON THELLË NDAJ LUKSEMBURGUT

Basketbollistët e Përfaqësueses kosovare U-20 në konkurencën e meshkujve, dje kanë arritur fitore të thellë ndaj Luksemburgut në luftën për pozitat 17-21 në Evropian.

Djemtë e trajnerit Karabeg, kanë fituar pa telashe ditën e djeshme ndaj një ekipi që nuk është se ka përvojë në këto gara, ashtu sikurse Kosova,  84:58 (27:15, 19:16, 28:15, 10:12).

Kosova e nisi mjaft mirë ndeshjen, ku çerekun e parë e fitoi me rezultat 27:15. Me lojë të mirë vazhdoi edhe në periudhën e dytë, që e fitoi 19:16. Edhe më bindës ishte në periodën e tretë 28:15, kurse dhjetëminutëshi i fundit u zhvillua formalisht, derisa trajneri Ibrahim Karabegu u dha hapësirë të gjithë lojtarëve. Në fund Kosova fitoi 84:58.

Dardan Kapiti realizoi 19 pikë e 14 kërcime, Meriton Ismaili kishte 18 pikë, 4 kërcime e tre asistime, kurse u dalluan edhe Leon Neziri me 11 pikë, 5 kërcime, 3 asistime dhe Erhan Sholla me 11 pikë.

 

 

Komentet janë të mbyllura.