Ndeshja e katërt kaloi më qetë, Komisioni i Garave nuk shqiptoi asnjë dënim
Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e katërt gjysmëfinale e play off-it mes Yllit dhe Pejës duket se ka kaluar pa probleme.
Së paku kështu ka njoftuar Komisioni i Garave pranë FBK-së, që ka publikuar informatorin nga kjo ndeshje dhe aty nuk ka asnjë dënim.
Sjelljet e akterëve nga Komisioni i Garave janë cilësuar fer dhe korrekte, derisa edhe ato të shikuesve janë parë si fer dhe korrekte e numri i tyre ka qenë 1400.
Edhe organizimi i ndeshjes është vlerësuar i mirë.
Të kujtojmë se kjo seri mes dy ekipeve ka pasur mjaft telashe dhe njëkohësisht ka nxjerrë punë për Komisionin e Garave që vazhdimisht ka shqiptuar dënime por ndeshja e katërt ka qenë më e qeta, sikurse që pritet të jetë e pesta dhe vendimtare, pasi do të luhet pa praninë e publikut.
Ndeshja e pestë mes Pejës dhe Yllit luhet të shtunën me fillim nga ora 19:00.
Kjo ndeshje përcakton finalistin e dytë të Superligës së Kosovës, atje ku i pret Trepça që ka arritur finalen pas triumfit në seri 3-0 ndaj Prishtinës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.