Basketboll

Vdes ish basketbollisti i Dritës Tahir Murati, familja njofton për procedurat e varrimit

Një vdekje e hershme ka tronditur komunitetin e sportit në qytetin e Gjilanit.

Ish basketbollisti i dalluar i Dritës, Tahir Murati ka ndërruar jetë papritmas në moshën 49 vjeçare.

I ndjeri ka qenë basketbollist dhe njeri i dalluar i urtë i qetë dhe i dashur për të gjithë duke lënë të pikëlluar jo vetëm familjen dhe miqtë e tij, por tërë komunitetin e basketbollit në vendin tonë.

Vlen të ceket se Murati pas pensionimit si lojtar aktiv, ka punuar me gjeneratat e reja te klubi i Dritës.

Stafi i ASIST-ti dhe AsistiOnline.com shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Murati dhe gjithë komunitetin e basketbollit.

Familja Murati ka njoftuar se ceremonia e varrimit për më të dashurin e tyre, bëhet nesër me fillim nga ora 13:00 në varrezat e qytetit të Gjilanit.

 

Komentet janë të mbyllura.