Basketboll

Vllaznim Perani rikthehet në Asist, analizon në detaje dy ekipet finaliste

Prishtinë(AsistiOnline) – Për ju që nuk e mbani mend, Vllaznim Perani është një nga basketbollistët më të mëdhenj që ka pasur Kosova.

I zhvendosur në Austri tash e dy dekada ku jeton dhe vepron, Perani vazhdimisht e përcjell basketbollin kosovar dhe pas një kohe relativisht të gjatë rikthehet në AsistiOnline.com për analizën e finales, Trepça – Ylli.

Ai thotë se të dyja ekipet kanë arritur me meritë në finale, derisa i jep më shumë shanse për rikthimin e titullit në ”Minatori”, ekipit të Trepçës.

Trepça vs Ylli një finale e denjë, dy kandidatë me meritë në finale. Trepça favorit me gjasa 60% derisa Ylli 40%. Rosteri i mitrovicasve: Përparësi në të huaj dhe vendorë rotacion të gjerë, mbrojtje të hekurt e te organizuar, ka mundësi ta ndal lojtarin kryesor të Yllit me Tmusiqin i cili ka kualitete ta ndal atë me sukses në saje të aftësive që i ka, së paku t’ia ulë përqindjen e shënimeve dhe lodhjen dhe humbjen e koncentrimit. Faktikisht mitrovicasit kanë mundësi në tė gjitha pozitat me rotacionin që e përmenda më lartë. Trepça në sulm janë të dëshmuar sivjet me fitore të shumta dhe trofe të fituar… si dhe me fitoret në finish të shumë ndeshjeve. Këtu i shkruhet një notë e lartë Adisit me ”coaching permanent” dhe skautimin e parapërgatitjen dhe aftësitë e tij të dëshmuara. Dhe në fund përparësia si vendase në ”Minatori” do jetë e përmbushur me fansat e zëshëm”, thotë Perani për Trepçën.

Sa i përket Yllit, ai shprehet më me rezerva, por beson se mund ti sjell kokëçarje Trepçës.

Ylli është i hendikepuar për shkak të lodhjes kundër Pejës në 5 ndeshje, varet se sa do të rigjenerohen. Ylli rotacionin e ka ma të ngushtë se Trepça, ka një lojtar plejmejker të jashtëzakonshëm i cili mundet me vendos shumë… nganjëherë kam përshtypje se është shumë i stresuar me kërkesat dhe kritikat e shumta nga trajneri, por nëse gjejnë gjuhë të përbashkët do i sjellin kokëçarje Trepçës. Por me një lule nuk qel pranvera… Lojtarët vendorë Morina dhe Bunjaku munden nëse kan ditë të mirë ti sjellin probleme Trepçës poashtu. Trajneri Mijoviq ka arritur që për një kohë të shkurtër ta rikthej Yllin aty ku e ka vendin, dhe nuk do të dorëzohet aq lehtë. Shpresoj në lojëra të mira, respekt të anasjelltas dhe finale të denjë. Le të fitojë më i miri. Shpresojë që do të kemi anim dhe respekt pa incidente dhe natyrisht një referim të mirë”, mbylli analizën e tij Perani.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.