Basketboll

Vashat e reja të Penzës (U16) kampione të Kosovës

Penza ka triumfuar në finalen e dytë të playoff-it ndaj Bashkimit me rezultat 73-88 kështu duke u shpallur kampione për grupmoshën U-16 te vajzat.

Medaljet për dy skuadrat dhe kupën i dorëzoi, Komesari i Grave për të Rinj, Xhelal Mumini.

Në përgjithësi Penza triumfoi në playoff me seri 2-0, ndërsa ndeshjen e parë e kishte fituar me rezultat 73 –70.

Kjo gjeneratë e basketbollisteve të reja të Penzës drejtohet nga ikona e basketbollit pejan, Valbona Bytyqi.

Komentet janë të mbyllura.