Under Header

spot_img

Nesër dhe pasnesër në Prishtinë, FBK organizon eventin evropian në 3×3

spot_img

Për herë të parë në vendin tonë, do të organizohet FIBA 3×3 Europe Cup nga Federata e Basketbollit e Kosovës.

Ky event do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë më 8 dhe 9 qershor.

Gara do të ketë nga mëngjesi i së shtunës deri në mbrëmje, derisa të dielën zhvillohet ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalet.

Kosova do të paraqitet në të dyja konkurrencat në këtë event dhe synon paraqitje sa më të mira.

Vashat e Kosovës janë në grup me Qipron, Andorrën dhe Irlandën.

Ndërkohë, Dardanët do të ndeshen me Azerbajxhanin, Qipron, Shqipërinë dhe Armeninë.

Orari i Kosovës

8 qershor

10:45 Kosova-Qipro (femrat)

14:10 Azerbajxhani-Kosova (meshkujt)

15:25 Irlanda-Kosova (femrat)

17:15 Shqipëria-Kosova (meshkujt)

18:05 Kosova-Andorra (femrat)

19:55 Kosova-Qipro (meshkujt)

22:10 Kosova-Armenia (meshkujt)

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme