Basketboll

Edhe një talent i familjes Konjuhi i gatshëm për Kosovën – Endriti me paraqitje fantastike në SHBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Në komunitetin e basketbollit kosovar sikur është krijuar një bindje se nëpër botë nuk ka shumë shqiptarë që në përgjithësi luajnë basketboll dhe potencialisht mund të kthehen e ta ndihmojnë ekipin kombëtar.

Megjithatë, nëse ka interes dhe hulumtohet mirë, duket se shumë lehtë mund të gjejmë plotë prej tyre që luajnë me sukses dhe ka rezultate.

Para 4 vitesh, AsistiOnline.com kishte raportuar ekskluzivisht për super-talentin Arlind Konjuhi i cili po shkëlqente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e një gjë të tillë e bën edhe sot me shumë sukses, duket se djemtë e familjes Konjuhi e kanë bërë tashmë traditë që të zhvillohen si basketbollistë cilësorë.

Djali i axhës së Arlindit, Endrit Konjuhi është djaloshi i rradhës nga kjo familje i cili po zhvillohet me ritëm të shpejtë si basketbollist në Teksas, ku po realizon paraqitje fantastike me ekipin e shkollës ”HAMILTON MIDDLE SCHOOL”.

15 vjeçari që i ka të dy prindërit kosovarë, personalisht ka lindur në Quebec të Kanadasë, por jeton dhe vepron në SHBA e me shumë vullnet dhe dëshirë do ta ndihmonte edhe Përfaqësuesen e Kosovës tek gjeneratat e reja, madje ai momentalisht po qëndron në Kosovë.

Vlen të ceket se Endriti luan në pozitat 1/2, derisa me ekipin e shkollës ka pasur mesatare prej 21 pikëve e 7 asisteve për ndeshje. Rekord pikësh për një ndeshje të vetme, Endriti ka shënuar deri në 40 pikë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Me patjetër duhet cekur se me basketboll po merret edhe vëllau i Arlindit, Albini i cili ka një vizion mahnitës të lojës së basketbollit. Albini ka 13 vite dhe me të drejtë mund të thuhet se kjo familje në të ardhmen mund ti japë shumë basketbollit kosovar. /AsistiOnline.com/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

 

Komentet janë të mbyllura.