Basketboll

Kosova (Femrat) sot luan ndeshjen e parë ndaj Maltës

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A te femrat, sonte e fillon Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla i cili mbahet pikërisht në Prishtinë.

Ekipi ynë luan ndaj Maltës me fillim nga ora 20:30, në një sfidë e cila pritet të jetë shumë interesante.

Në dy vitet e fundit, këto dy shtete janë takuar dy herë me nga një fitore secila, ku fillimisht në vitin 2021 kishte fituar Kosova 70-60 e në vitin 2022 kishte fituar Malta 61-68.

Të kujtojmë se Kampionati Evropian për Shtetet e Vogla nis sot në Prishtinë dhe mbahet për 5 ditë rresht, derisa në Kosovë një ngjarje e tillë do të mbahet për herë të parë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.